Rinovohet ambulanca e Mjekësisë Familjare në Mramor
15/03/2025
Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Mramor është rinovuar dhe pajisur me inventar të ri.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
"Po vazhdojmë me renovimin dhe inventarizimin edhe në qendrat e tjera shëndetësore, për t’u siguruar që çdo qytetar të marrë shërbime në kushte sa më të mira", ka shkruar Rama sipër një video të publikuar./Telegrafi/


