Please enter at least 3 characters.

Rikthimi i partneritetit Messi-Suarez, dyshja po funksionojnë sikurse më parë

2019/10/GettyImages-1136450662.jpg
323:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 17: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates with his teammates Lionel Messi of FC Barcelona after scoring his team's third goal during the La Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on March 17, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Nuk do të ishte befasi nëse Lionel Messi do ta niste mirë sezonin 2019/20, por edhe pse kishte lëndim, ai është kthyer menjëherë në skenë. 

Ernesto Valverde e ruajti aq sa mundi dhe pak nga pak, tani ai është rikthyer tek normalja e tij, siç dëshmohet edhe në paraqitjen e tij ndaj Real Valladolid që u fitua 5-1.

Ai shënoi dy herë dhe dha dy asistime. Asistimet ishin për Arturo Vidal dhe partnerin e tij të sulmit Luis Suarez.

Lionel Messi e Luis Suarez . (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Kthimi i argjentinasit është një lajm i shkëlqyeshëm për Barcelona dhe veçanërisht, për Suarezin. Loja e Suarezit është përmirësuar që nga kthimi i Messit.

Gjatë pesë ndeshjeve të fundit, ata kanë 10 gola bashkë – nga pesë secili - dhe kontributet e tyre ishin kruciale për fitoret ndaj Interit, Sevillas, Eibarit, Slavia Pragës dhe Real Valladolidit.

Lionel Messi, Jordi Alba e Luis Suarez. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Messi asistoi te Suarez në ndeshjet kundër Real Valladolid, Eibar dhe Inter, duke dëshmuar se kt partneritet i klasë botërore është kthyer sërish. /Telegrafi/