Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA - Suns marrin fitore të madhe ndaj Lakers
22/03/2021
Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa skuadra që pësuan humbje befasuese.
Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë në udhëtim te Phoenix Suns me rezultat 111-94.
Fitore të madhe mori Dallas Mavericks në udhëtim te Portland Trail Blazers me shifrat 132-92.
Trium më të vështirë ishte për Brooklyn Nets që mposhtën Washington Wizards me rezultat 113-106.
Një tjetër përballje që dhuroi spektakël ishte edhe ai në mes të Cleveland Cavaliers, që mposhti Toronto Raptors me shifrat 116-105.
Chicago Bulls në anën tjetër triumfuan në udhëtim te Detroit Pistons me rezultat 100-86.
Pas kohës shtesë, fitore të mundimshme mori edhe New York Knicks ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 100-101. /Telegrafi/


