Please enter at least 3 characters.

RETË

Jonas Aistis (1904-1973)

Poezi nga: Jonas Aistis
Përktheu: Maksim Rakipaj

Janë ulur retë, shumë janë ulur.
Re të zeza, të rënda.
Jetë të ëmbël piva
Nga kupë e durve të tua.

Dhe dukej gjithçka e kthjellët.
Megjithatë ti (u prehsh në paqe)
M'i more ditët dhe i ndeve,
Si të linjtat, që në diell zbardhen.