Please enter at least 3 characters.

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në qarkullim në hyrje të Prishtinës

2021/03/Screenshot_2-7.jpg

Ndryshimi i temperaturave në vend gjatë ditës së sotme, dhe reshjet e borës që po bien, kanë shkaktuar sërish probleme në infrastrukturën rrugore.

Në hyrje të Prishtinës më saktësisht te rrethi në Lakërishtë, shihet se rruga është mbuluar nga një sasi e madhe e ujit.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar një video ku shihet se veturat që kalojnë në këtë pjesë kanë vështirësi shkaku i sasisë së ujit./Telegrafi/