Please enter at least 3 characters.

Reperi Fred The Godson vuan nga simptomat e COVID-19

2020/04/GettyImages-152839632-e1586282156964.jpg
187:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 26: Fred The Godson attends "NBA 2K13" Premiere Launch Party at 40 / 40 Club on September 26, 2012 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperi Fred the Godson ka bërë të ditur se ai po vuan nga simptomat e COVID-19.

35-vjeçari e kishte bërë të ditur lajmin ditën e djeshme (e hënë) përmes rrjetit social Twitter, shkruan Mirror. Një fotografi e postuar e shfaq atë teksa ka të vendosur maskën e oksigjenit teksa qëndronte në spital.

"Unë jam këtu me këtë Covid-19! Ju lutemi lutuni për mua”, ka qenë përshkrimi në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale.

https://twitter.com/FREDTHEGODSON/status/1247261449199681538

Në po të njëjtin publikim nuk kishin munguar as komentet e bashkëpunëtorëve të tij, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Fredrick Thomas, lindi në South Bronx të New Yorkut dhe u ngrit në famë përmes albumit XXL të Freshman me artistët Mac Miller, Kendrick Lamar dhe Meek Mill. /Telegrafi/