Renditja e sulmueseve të Arsenalit nga viti 2000 - nga i dështuari, deri te ai më i miri
03/05/2020
Arsenali në këtë shekull ka pasur disa sulmues të dalluar, mirëpo disa prej tyre edhe kanë dështuar.
Nga viti 2000, The Gunners kishin emra si Dennis Berkamp e Thiery Henry, që kanë mbetur në mesin e më të mirëve në histori të Ligës Premier.
Robin van Persie ishte po ashtu në listë, derisa tani në rrugën e tyre është duke shkuar edhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Por ata kishin edhe sulmues që ju kanë dështuar si, Yaya Sanogo, Marouane Chamakh dhe Park chu-young.


