Please enter at least 3 characters.

Reina po largohet, Napoli kthen interesimin kah Alisson

2018/03/Alissond-e1520851309851.jpg
220:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Alisson of AS Roma in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Romës, Alisson, kryeson listën e dëshirave të Napolit për afatin kalimtar veror.

Klubi italian është duke u përpjekur të gjejë zëvendësim për Pepe Reinan, ndërsa planifikon të bëjë ofertë për portierin e klubit rival nga Serie A.

(Foto: Getty Images)

Reina pritet ta vazhdojë karrierën te Milani nga sezoni i ardhshëm, ashtu që klubi nga San Paolo duhet të gjejë një portier të denjë.

Napoli është angazhuar për portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, mirëpo sipas Il Mattino, bisedimet kanë ngecur, prandaj e ka kthyer interesimin kah Alisson.

Gazeta në fjalë bën të ditur se Partenopei tashmë i kanë kontaktuar Giallorossët në lidhje me disponueshmërinë e brazilianit.

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, për shërbimet e 25-vjeçarit ka konkurrencë të fortë, pasi për të interesohen edhe Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Liverpooli.

Për më shumë, Roma me shumë vështirësi do t'ia shiste Alissonin një rivali nga kampionati italian. /Telegrafi/