Please enter at least 3 characters.

Reggie Miller: LeBron James duhet të përfundojë së luajturi këtë sezon

2019/03/GettyImages-1132689954.jpg
459:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 27: LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers reacts after a made basket against the New Orleans Pelicans during the second half at Staples Center on February 27, 2019 in Los Angeles, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Yong Teck Lim/Getty Images)
12:"Getty Images

Los Angeles Lakers duket se do të mbetet jashtë fazës së "play-off" të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Edhe pse skuadra është përforcuar me njërin prej basketbollistëve më të mirë amerikan, LeBron James, skuadra nuk po arrin të përmbush pritshmëritë.

Reggie Miller (Foto by Ronald Martinez/Getty Images/Guliver)

Nga këto 18 ndeshje që ekipi i humbi, 'King' James ishte në gjashtë prej tyre ndërsa në tjerat mungoi shkaku i një lëndimi në ijën e këmbës.

Kjo ka bërë që një prej legjendave të basketbollit, Reggie Miller t'i kërkoj që të përfundoj paraqitjet për këtë sezon.

"Lonzo Ball do jetë jashtë për një javë, Brandon Ingram ka dhimbje në shpatulla, Kyle Kuzma është dëmtuar në kyçin e këmbës. Unë mendoj se është koha që LeBron të përfundojë sezonin, të pushoj", tha legjenda përmes një mesazhi në llogarinë personale të Twitterit.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme Lakersat pësuan humbje kundër rivalëve lokal të Los Angeles Clippersave me rezultat 113:105.

Ndryshe, Los Angeles zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/