“Reali duhet të mendojë për të tashmen”
17/08/2014
Sulmuesi portugez thotë se Realin e pret një sezon i vështirë. Asi portugez mendon se “Los Blancos” duhet të fokusohet në të tashmen e jo për të ardhmen.
“Duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të ardhmen. Fituam Superkupën e Evropës dhe kjo është diçka madhështore por nuk duhet të biem në gjumë sepse jemi vetëm në fillim të sezonit”, ka thënë Ronaldo.
Real Madrid me 19 gusht në “Bernabeu” do të luan sfidën e parë kundër Atletico Madridit për Superkupën e Spanjës, kurse tri ditë më vonë do të zbres në “Vicente Calderon” në ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/


