Please enter at least 3 characters.

Real Madridi uron rivalët e urryer të Atleticos pas fitimit të Ligës së Evropës

2018/05/Atletico-Madrid-Liga-e-Evropes.jpg
145:" during the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France.
14:"Michael Steele

Real Madridi nuk ka ngurruar të uroj rivalët e tyre lokal të Atletico Madridit pas fitores së këtyre të fundit në finales e Ligës së Evropës.

Atletico Madrid ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Olympique Marseille në finalen e Ligës së Evropës së zhvilluar në Lyon.

Golat në këtë fitore të Los Colchoneros u shënuan nga Antoine Griezmann (21', 49') dhe kapiteni Gabi (89').

Kjo fitore i ka lumturuar shumë taborin e skuadrës nga Wanda Metropilatano, pasi vjen pas dy finaleve të humbura në Ligën e Kampionëve.

Të dy finalet e Ligës së Kampionëve u humbën nga rivalët e urryer të Real Madridit dhe që nga kjo kohë rivaliteti i tyre është ashpërsuar.

Megjithatë, Mbretërit nuk kanë ngurruar të urojnë rivalët e tyre pas triumfit në Ligën e Evropës.

"Urime Atleticos për titullin e Ligës së Evropës të fituar sonte në Lyon", kanë shkruar Los Blancos në profilin e tyre në Twitter.

Ndryshe, ky ishte trofeu i tretë për Atleticon në Ligën e Evropës, pasi më parë e kanë fituar edhe në sezonet 2009–10 dhe 2011–12. /Telegrafi/