Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes

2019/10/GettyImages-1184477960.jpg
289:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 30: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates with teammates after scoring his sides third goal during the Liga match between Real Madrid CF and CD Leganes at Estadio Santiago Bernabeu on October 30, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pas vetëm shtatë minutash lojë në Santiago Bernabeu, Rodrygo Goes i kaloi madrilenët në epërsi, pas një asistimi nga Karim Benzema.

Një minutë kaloi nga goli i parë dhe Toni Kroos (8’) e dyfishoi epërsinë e që sulmuesi francez ishte përsëri asistuesi.

Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 24-të, Los Bancos fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Sergio Ramos, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, mirëpo madrilenët arritën ta shënonin edhe golin e katërt.

Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema e ndryshoi rolin e tij nga një asistues, në golashënues, pasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të.

Kur u menduar se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Jovic (90'+1) shënoi golin e pestë nga asistimi i Dani Carvajal.

Pas javës së 11-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është liderë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Betisin. /Telegrafi/