Please enter at least 3 characters.

Real Madridi dhe Juventusi ende shpresojnë në transferimin e Pogbas

2019/11/pogba-2.jpg
252:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Paul Pogba of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
15:"Shaun Botterill

E ardhmja e yllit francez Paul Pogba në Manchester United këtë verë mbetet në dyshim dhe klubet e mëdha evropiane vazhdojnë ta kenë objektiv.

Mesfushori  francez ka intimuar një gatishmëri për të qëndruar me Unitedin dhe për të nënshkruar një kontratë të re.

Por, mediumi Bleacher Report raporton se Real Madrid dhe ish-klubi i tij Juventusi janë të bindur se Pogba ende mund të tundohet të largohet nga Unitedi këtë verë.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane mbetet i interesuar të punojë me Pogban, ndërsa Juve e ka vendosur francezin në krye të listës së tyre të blerjeve.

Nga ana e tyre, Unitedi mbetet me shpresë për të bindur mesfushorin të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të qëndrojë në Old Trafford.

Marrëveshja e tanishme e Pogbas është brenda vitit të fundit, megjithëse Unitedi ka një mundësi të njëanshme për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë. /Telegrafi/