Please enter at least 3 characters.

Reagime e dedikime prekëse nga të famshmit pas vdekjes së prezantuesit, Regis Philbin

2020/07/gettyimages-488491809-1-_wide-7c4cc2e3a2e1a120b529dca0c2b9b7a54f6a779a-1500x844-1-e1595756824277.jpg
178:"NEW YORK, NY - MAY 06: Regis Philbin speaks onstage at Spike TV's "Don Rickles: One Night Only" on May 6, 2014 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Spike TV)
25:"Getty Images for Spike TV

Një listë e gjatë e të famshmëve përkujtuan prezantuesin legjendar të televizionit, Regis Philbin, i cili vdiq këtë fundjavë në moshën 88-vjeçare.

“Ne e kemi thënë mjaft shumë këtë fjalë, por Regis Philbin ishte një legjendë”, ka thënë Chris Harrison, prezantuesi i “The Bachelor”.

“Ai ishte një zotëri i vërtetë. Unë jam i kënaqur që e njoha dhe një moderator televiziv që admirova dhe u nderova ta ndiqja. Ashtu si Arnold Palmer të gjithë kanë një histori të shkëlqyeshme me 'Regis', unë jam mirënjohës që kam timen”.

Fituesi i shumë çmimeve, William Shatner shkroi se është ‘i pikëlluar që dëgjoi për vdekjen e Philbin.

“Ngushëllimë për gruan e tij, Joy”, ka thënë ai.

Artistë të tjerë të famshëm si Billy Crystal dhe Larry King gjithashtu përkujtuan Philbin në Twitter.

Koleget e tij, Kelly Ripa dhe Kathie Lee Gifford po ashtu reaguan për vdekjen e mikut të tyre duke thënë se: “Nuk do të ketë kurrë një tjetër Regis”.

Philbin, 88-vjeçar, vdiq të premten, pak më shumë se një muaj para ditëlindjes së tij të 89-të, sipas një deklarate nga familja e tij dhënë për Fox News nga menaxheri Lewis Kay.

Prezantuesi me renome botërore me origjinë ishte shqiptar.

/Telegrafi/