Reagim i vitit 1968, për intervenimet për nota të nxënësve
12/12/2021
Nga: Abdyl Bunjaku (“Zëri i rinisë”, 08 qershor 1968)
Është koha për intervenime.
Përndryshe shumë nxënës do të përsërisin klasën. Dhe duhet gjetur mikun, mikun e mikut, dajën, dajën e dajës ose dikë tjetër për të intervenuar.
Përherë ndodhë kështu. Përherë shumë nxënës po kalojnë klasën vetëm e vetëm duke iu falënderuar një pune të pandershme: Intervenimeve!
Dëgjova se Rexhep Hoxhës, ish profesor i Shkollës Normale në Prishtinë, iu paska lutur dikush për një notë për dikë.
- A të kam shty të vjedhësh ndonjë gjë për mua? - E pyet Rexhep Hoxha.
- Jo! - përgjigjet ai që kishte intervenuar.
- Atëherë mos më shty as ti mua.


