Please enter at least 3 characters.

RB Leipzig ia cakton çmimin Gvardiolit - alarmohen gjigantët evropianë

2023/02/gvardiol.png

RB Leipzig ka vendosur çmimin e kërkuar për Josko Gvardiol.

Mbrojtësi kroat do të lejohet të largohet në fund të sezonit - për sa kohë që të arrijë një ofertë prej 80 milionë euro ose më shumë.

Gvardiol është i kërkuar nga disa klube të Ligës Premier, duke përfshirë Liverpoolin dhe Chelsean, raporton Mirror.

Në të vërtetë, mbrojtësi ka konfirmuar se ai u bllokua nga bashkimi me Chelsean në gusht dhe mbetet me shpresë për një transferim në Angli.

Për Liverpoolin, pretendohet se vlerësimi i RB Leipzig konsiderohet aktualisht si shumë i lartë.

Nëse The Reds tërhiqen nga gara, Blutë do ta kenë më të lehtë transferimin e tij, duke ditur se në verë do të bëjnë një revolucion në skuadër, duke shitur dhjetëra lojtar. /Telegrafi/