Ratifikohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari
15/01/2018
Kuvendi i Maqedonisë e ka ratifikuar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
61 deputetë votuan ''për'' ratifikimin e marrëveshjes, kurse një deputet votoi i ''përmbajtur''.
Vota e përmbajtur ishte e deputetit të pavarur Ferid Muhiq, i cili tha se marrëveshja bën lëshime dhe se nuk është simetrike përballë të dy shteteve.
Opozita maqedonase e bojkotoi seancën dhe thonë se marrëveshja është në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë.
Marrëveshja u nënshkrua më 1 gusht, 2017 në Shkup, kurse hyri në fuqi në momentin e ratifikimit./Telegrafi/


