Rast i rrallë: Pse u anulua goli i Rayan Cherkit ndaj Liverpoolit?
Manchester City ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Liverpooli, në sfidën që ishte dramatike nga fillimi.
Skuadra e Pep Guardiolas shkaktoi përmbysje nga 1-0 në 1-2 për t’i arkëtuar pikët e plota në “Anfield”. Sidoqoftë, ajo që ra në sy të tifozëve ishte goli i anuluar i Rayan Cherkit.
Në minutat e fundit të shtesë, e tërë skuadra e Liverpoolit përfshirë portierin po tentonin ta barazonin rezultatin, kësisoj City përfitoi me një kundërsulm, ku Rayan Cherki nga gjysma e fushës e dërgoi topin në rrjetë.
Sidoqoftë, goli u anulua nga VAR-i. E tërë kjo situatë ndodhi pasi hungarezi Dominik Szoboszlai faulloi Erling Haalandin, e meqenëse ishte lojtari i fundit, nënkuptonte automatikisht karton të kuq.
🏴 RAYAN CHERKI HAS WON IT FOR MANCHESTER CITY !!!!!
pic.twitter.com/UTkiH96GPQ
— Footballnus (@footballnus) February 8, 2026
Kësisoj, gjyqtari e anuloi golin e Cherkit, e përjashtoi direkt hungarezin dhe dha një gjuajtje të lirë në favor të “Qytetarëve”, të cilin e goditi Bernardo Silva, mirëpo mbi portë.
City kësisoj mori tre pikë të mëdha në “Anfield”, pasi tani kanë 50 pikë, vetëm gjashtë më pak se lideri Arsenali. Liverpooli në anën tjetër vazhdon garën për top katërshe, për t’u renditur në vendin e gjashtë me 39 pikë./Telegrafi


