Please enter at least 3 characters.

Rasmussen krenar për rolin e NATO-s në Libi

2016/01/f.1031205829323_m.jpg

Këto komente, Rasmussen i bëri në Tripoli, pak para mbylljes formale të misionit shtatë muajsh të aleancës në Libi. Ai tha se ishte krenar me pjesën e rolit që e luajti NATO-ja në dhënien e ndihmës për kryengritësit në Libi, që e transformuam këtë vend dhe ndihmuan ndryshimin e rajonit.

Forcat e NATO-s, që vepruan sipas mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për t’i mbrojtur civilët, në muajin mars i filluan operacionet derisa forcat e Gaddafit kishin lëvizur për ta shkatërruar kryengritjen.

Autoritetet e reja të përkohshme të Libisë e kanë shpallur vendin të çliruar, pas zënies dhe vrasjes së Gadafit dhe rënies së qytetit të tij të lindjes, Sirte, më 20 tetor.

Rasmussen, sic njofton Radio Evropa e Lirw, foli edhe për çështjen e armatimit në Libi. “Ne nuk kemi informatë të saktë lidhur me depot e armatimit në Libi. Por, natyrisht kjo është çështje e shqetësimit, sepse duhet të jemi të sigurt se armatimet janë të kontrolluara dhe të monitoruara në mënyrë adekuate dhe eventualisht të shkatërruara”, tha Rasmussen. /Telegrafi/