Rashica: Pranvera shumë e mirë për mua, duhet t'i fitojmë dy ndeshjet e fundit
09/05/2019
Milot Rashica së bashku me trajnerin Florian Kohfeldt janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheimit.
Skuadra e yllit të Kosovës është në pozitën e nëntë dhe pesë pikë larg vendit të shtatë që dërgon në Ligën e Evropës.
Rashica ka folur për formën e tij me skuadrën duke vlerësuar lartë paraqitjet e tij.
“Unë kam luajtur më shumë në rrethin e dytë të garave. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, por tani ka të bëjë me fitimin e dy ndeshjeve të fundit”.
“Unë gjithmonë punoj shumë në stërvitje dhe në ndeshje”.
“Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin si di dëshironi, por ka qenë një sezon i mirë për mua”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/


