Rashica: Një javë e madhe me fitoren ndaj Dortmundit dhe Augsburgut
10/02/2019
Milot Rashica është shprehur i lumtur pas fitores së sotme (e shtunë) ndaj Augsburgut.
Werder Bremen fitoi thellë me rezultat 4-0 ndaj Augsburgut në pasditen e së shtunës.
Ylli i Kosovës, Rashica, ishte vendimtar duke shënuar dy supergola, ku njëri erdhi në minutën e pestë dhe tjetri në minutën e 28-të.
Kjo fitore me dy gola të shënuara dhe fitorja në mesjavë në kupë ndaj Werderit e ka bërë të lumtur sulmuesi nga Kosova, i cili ka folur pas ndeshjes.
"Një javë e madhe me Dortmundin dhe fitoren e rëndësishme sot".
"Filluam mirë, shënuam herët dhe pastaj shkuam edhe më tutje".
"Ne kontrolluam ndeshjen".
"Ne kemi punuar këtë në stërvitje", ka thënë Rashica pas ndeshjes. /Telegrafi/


