Please enter at least 3 characters.

Rashica ia 'përfundoi karrierën' me dy gola në ndeshjen e fundit, Boroci: E kisha vendosur më herët t'i varja këpucët

Drejtori sportiv i klubit Prishtina e Re, Sami Boroci ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, ndër to edhe dy golat e pësuar nga Milot Rashica.

“Në lojën e fundit, me Vushtrrinë. Milot Rashica në atë kohë ishte top talent në futboll tek ne”, rrëfen Boroci.

“Dhe Miloti luan në atë lojë, luante edhe Faruk Statvoci, por ne humbim 3-1 ose 3-2 nuk jam shumë i sigurt”.

“Miloti mi shënon dy gola. Njëra ishte si një pritje, por topi rrëshqet dhe futet në portë, ndërsa e dyta ishte një super gol...”, rrëfen më tej ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/