Please enter at least 3 characters.

Rashica dhe Zeqiri në formacionin e javës së 30-të në Superligën e Turqisë

2024/03/ra.jpg

Milot Rashica dhe Altin Zeqiri kanë shkëlqyer në javën e 30-të në Superligën e Turqisë.

Dy lojtarët shqiptarë treguar formë të lartë tek skuadra e tyre, duke shënuar dhe asistuar.

Rashica tek Besiktasi asistoi në golin e Ernest Muçit, ndërsa mori notën 8.6.

Në anën tjetër, Zeqiri te Rizespori ia doli të shënonte dhe të asistonte, derisa u vlerësua me notën 8.0.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 30-të në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/