Please enter at least 3 characters.

Ramushi mes Dritës dhe pensionimit

2016/01/ramushi-mes-drit-euml-s-dhe-pensionimit_hd.jpg

Veterani gjilanas e ka pranuar se është në negociata me Dritën, por ai nuk e përjashton mundësinë që edhe t’i jep fund karrierës së tij të bujshëm.

Ish reprezentuesi i Kosovës, ka thënë se në fillim të muajit janar do të vendos nëse do të firmos me Dritën, apo përfundimisht do t’i varë ‘këpucët në gozhdë’.

“Ende nuk kam vendosur. Pas festës së vitit të ri do të marrë vendimin”, ka thënë Ramushi, transmeton ‘SportPresslive.com’.

“Ka mundësi që të arrijë marrëveshje me Dritën. Jemi në kontakte me krerët e Dritës, por pas pak ditësh do të vendosi. Ekziston edhe mundësia që t’i jap fund futbollit aktiv, por fillimisht do ta flas me Dritën. Nëse nuk arrijë marrëveshje me Dritën, atëherë ka shumë gjasa të mbyll karrierën. Në bazë të rrethanave në futbollin mund të ndodh edhe kjo gjë”, ka theksuar Ramushi. /Telegrafi/