Please enter at least 3 characters.

Ramos: Respekt maksimal për Bayernin, por do përpiqemi ta fitojmë edhe ndeshjen kthyese

2018/04/Sergio-Ramos.jpg
321:"MILAN, ITALY - MAY 27: In this handout image provided by UEFA Sergio Ramos of Real Madrid talks to the media during a Real Madrid press conference on the eve of the UEFA Champions League Final against Atletico de Madrid at Stadio Giuseppe Meazza on May 27, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)
7:"Handout

Sergio Ramos ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese që Real Madridi e luan ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të parën në Allian Arena e fituan me rezultat 1-2.

Mbretërit janë nikoqir të Bayernit në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe kapiteni i skuadrës, Ramos, është optimist në fitoren e skuadrës së tij.

"Ne kemi respekt maksimal [për Bayernin], por ne flasim në fushë", ka thënë fillimisht Ramos për gazetarët kur u pyetën rreth fjalëve të trajnerit të Bayernit, Jupp Heynckes.

"Historia e Real Madridit është atje për të gjithë për ta parë, nëse dikush ka dyshime, ata vetëm duhet të shikojnë në arkivat e klubit".

"Ne jemi të kujdesshëm pas rezultateve të Ligës së Kampionëve. Ne do të luajmë sikur loja të jetë 0-0 dhe të përpiqemi të fitojmë, do të jetë e vështirë".

"Ne po e bëjmë të pamundurën të lehtë. Askush nuk kishte fituar dy Liga të Kampionëve radhazi dhe ne e bëmë atë".

"Kjo është e rëndësishme, por unë jam i sigurt se do të thotë edhe më shumë për mua sapo të mos jem këtu", përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Ramos ka folur edhe për sezonin e Barcelonës duke thënë se kanë pasur një sezon të shkëlqyeshëm duke fituar dy tituj, por sipas tij fitimi i Ligës së Kampionëve është si dy titujt, ose edhe më shumë. /Telegrafi/