Rama: Rrugë e re në Koliq
07/09/2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një projekt të ri rrugor në fshatin Koliq.
Rama ka ndarë pamje nga terreni, duke bërë të ditur se në këtë zonë po punohet për ndërtimin e një rruge të re.
“Mirëmëngjesi nga Koliqi. Rruga e re”, ka shkruar Rama në njoftimin e tij.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/


