Please enter at least 3 characters.

Rama: Po largohet përfundimisht problemi i ujërave të zeza nga kanalet e hapura në lagjen Kalabria

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po largohet përfundimisht problemi i ujërave të zeza nga kanalet e hapura në lagjen Kalabria.

Rama ka pohuar se tashmë po funksionalizohet kolektori.

Ai gjithashtu, ka publikuar edhe disa pamje të punimeve.

"Po funksionalizohet kolektori dhe po largohet përfundimisht problemi i ujërave të zeza nga kanalet e hapura në lagjen Kalabria", ka pohuar ai./Telegrafi/