Please enter at least 3 characters.

​Rama falënderon Klintonët dhe Hillarët e Kosovës që ishin në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit amerikan

2023/07/klintonet.jpg
185:"Former U.S. president Bill Clinton and Albanian Prime Minister Edi Rama pose for a picture, in front of the Prime Minister office in Tirana, Albania, July 3, 2023. REUTERS/Florion Goga
7:"REUTERS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fund të vizitës presidentit të 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, ka falënderuar Klintonët, Hilarit dhe vetë Billklintonin, që erdhën dje nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe.

Rama madje ka postuar edhe një video.

Përndryshe, në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, për më shumë se 30 minuta, iu është dhënë mundësi të rinjve nga Kosova që ta falënderojnë Clinton për kontributin e tij për Kosovën.

Megjithatë, aty nuk u pa asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, të hënën u prit me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999./Telegrafi