Please enter at least 3 characters.

Rakitic i pagabueshëm nga penalltitë, meritë e vjehrrës

2018/07/Ivan-Rakitic-Cro.jpg
342:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 01: Ivan Rakitic of Croatia scores his team's fifthpenalty in the penalty shoot out past Kasper Schmeichel of Denmark during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Croatia and Denmark at Nizhny Novgorod Stadium on July 1, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Kroacisë është një nga befasitë më të bukura të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.

Kroatët janë kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballën me Anglinë.

Por, për ta arritur deri këtu ata nuk e kanë pasur aspak lehtë. Iu është dashur të triumfojnë në penallti ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

(Foto: Getty Images)

Kur flasim për penalltitë menjëherë mendja shkon te Ivan Rakitic, i cili është treguar gjithmonë i saktë dhe vendimtar nga pika e bardhë.

30-vjeçari është vendosur i pesti nga trajneri kroat, pra penalltia e tij është ajo që vendosi fatin e kroatëve në dy ndeshjet e fundit.

Ylli i Barcelonës ka zbuluar pas këtij suksesi qëndron një provokim i vjehrrës së tij që ia ka bërë në vitin 2014 sa ishte pjesë e Sevillas.

(Foto: Getty Images)

"Pasi humba një penallti ndaj Rayo Vallecano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë", ka thënë Rakitic, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.

Duke parë pasigurinë e Luka Modric nga penalltitë, Raktic është shpëtimtari i vetëm i Kroacisë nëse fati i tyre do të varet prapë na penalltitë.

Por, duke parë qetësinë e yllit të Barçës, kroatët nuk kanë ndonjë arsye për panik dhe me sa duket për këtë duhet të falënderojnë vjehrrën e lojtarit. /Telegrafi/