Please enter at least 3 characters.

Rafet El Roman me të dashur 22 vjet më të re në moshë

2019/09/5d6f56865542832148e789b6.jpg

Rafet El Roman ishte para një viti me një koncert para publikut shqiptar në qytetin e Prizrenit.

Këngëtari është mjaft aktiv me këngë të reja si dhe koncerte të ndryshme anembanë planetit të tokës.

Ai pos jetës prej artisti, 51-vjeçari ka një jetë private dhe të cilën e fsheh me xhelozi të madhe dhe nuk e ekspozon në rrjetet sociale.

Rokeri thuhet se ka nisur një romancë me një vajzë 29-vjeçare, e cila vjen nga qyteti i Izmirit dhe quhet Gamze Davgana.

Tashmë mediat turke kanë publikuar edhe imazhet e para të çiftit, të cilët kanë zgjedhur të shijojnë pranë plazheve të Antalias.

Ndryshe, El Roman pas vetes ka lënë tashmë një martesë me bukuroshen Tugba Altintop, e cila i ka sjell në jetë tri fëmijët e këngëtarit. /Telegrafi/