Please enter at least 3 characters.

“Radar” i Radio Dukagjinit ndihmon familjet në nevojë (Video)

2016/01/ldquo-radar-rdquo-i-radio-dukagjinit-ndihmon-familjet-n-euml-nevoj-euml-video_hd.jpg

Pesë familje kosovare në gjendje të rëndë sociale kanë përfituar nga një aksion që ka mundësuar që dëgjuesit e këtij emisioni të japin për ndihmë artikuj të ndryshëm, apo edhe mjete financiare. Iniciativa kishte nisur nga Gëzimi, një pemëshitës.

Përpjekjes iu bashkuan edhe shumë qytetarë dhe biznese si: Gëzim Mazreku, Shabi Qelaj, Adelina Badivuku, Vesel Krasniqi (Shoqata Bashkimi Zvicerr), Burak Gashi, Asllan Maloku, Banana Split, Merita Ahma, Armend Alidemaj (Zahnedesign.ch), Nuhi Maloku, Jeta Bakija, Shpetim Berisha, Astra Clean, All Star, Egzon Lajqi, Mentor Zymberi, Artan Neziri dhe Aroma SHPK.

Familja e Emine Muratit nga Prishtina, Gani Kelmendit nga Drenasi, Xhevahire Sadrijes, Kimetes nga Peja apo Sami Mushkolajt në Deçan, kanë qenë ata që janë gëzuar sadopak.

Emocionet, lotët dhe falënderimet nuk mungojnë në këto raste.

Doli thotë se e ka parë mjerimin që sjell varfëria tek secila familje, por do t`i mbeten në kujtesë pamjet e gjendjes së vështirë të familjes së Gani Kelmendit në Drenas.

Autorja e emisionit Radar, paralajmëron aksione të ngjashme edhe në të ardhmen.

Pritet që së shpejti ky emision në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe të organizoj një event humanitar në Londër ku bashkatdhetarët atje do të ndihmojnë familjet në nevojë në Kosovë. /Telegrafi/