Please enter at least 3 characters.

R Kelly mbetet në burg, përbën rrezik për nxënëset e shkollave të mesme

2019/07/R.-Kelly-4.jpg
484:"CHICAGO, IL - JUNE 26: R&B singer R. Kelly appears at a hearing before Judge Lawrence Flood at Leighton Criminal Court Building June 26, 2019 in Chicago, Illinois. Prosecutors turned over to Kelly's defense team a DVD that alleges to show Kelly having sex with an underage girl in the 1990s. Kelly has been charged with mulitiple sex crimes involving four women, three of whom were underage at the time of the alleged encounters. (Photo by E. Jason Wambsgans-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Një gjykatës amerikan urdhëroi që R Kelly të qëndroj prapa hekurave pa mundësi që të paguaj një kaucion që të lirohet me kusht.

Zëvendës i prokurorisë amerikane ka pohuar se këngëtari do të vazhdonte të përbënte një kërcënim për vajzat e reja nëse do të lirohej.

"Nëse e tërhoqën vajzat e shkollave të mesme në vitin 1999, kjo do të thotë se edhe në këto ditë mund të ndodh që të joshet nga po e njëjta moshë. Ai mund t'i joshë vajzat në shtëpinë e tij", tha të martën gjyqtari, Angel Crowe.

(Foto by Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Këngëtari i R'n'B u arrestua javën e kaluar në Chicago duke e shëtitur qenin dhe tani po ballafaqohet me akuza të shumta për veprat seksuale në këtë qytet, por edhe në New York, të cilat po i mohon, , shkruan Sky News.

R Kelly, i cili u shfaq në gjykatë me një kapelë dhe me pranga në duar e këmbë, tha vetëm dy fjalë në gjykatë, "Po, zotëri", në pyetjen nëse i kupton akuzat.

Ndryshe, refuzimi i mundësisë për lirim me kusht për R Kelly mund të nënkuptojë se ky 52-vjeçar mund të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave. /Telegrafi/