Please enter at least 3 characters.

Qytetarët e Maqedonisë e duan Gjermaninë, Turqinë, Serbinë, por nuk e duan Greqinë dhe Kosovën

2016/01/anketa-ipis-prijn-euml-partit-euml-n-euml-pushtet_2_hd.jpg

Hulumtimi i Institutit për hulumtime politike, i realizuar në mars të këtij viti, tregon se qytetarët e Maqedonisë kanë mendim më pozitiv për Gjermaninë, Turqinë dhe Serbinë, kurse mendim më negativ kanë për Greqinë dhe Kosovën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij hulumtimi, 53.5% e të pyeturve konsiderojnë se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë. Në referendum për hyrje të Maqedonisë në BE, 66.9% do të votonin ''për'', kurse 70.7% do të votonin për hyrje në NATO.

64.8% e qytetarëve të Maqedonisë nuk do të pranonin ndryshimin e emrit të vendit për përdorim ndërkombëtar. Anketa ka përfshirë 1101 qytetarë të Maqedonisë, ku është treguar kujdes në përfaqësimin e popullatës, sipas veçorive demografike./Telegrafi/