Please enter at least 3 characters.

Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta

2021/07/auto_unnamed_51627194949.jpg

Ka përfunduar garimin e saj ne Lojërat Olimpike Tokio 2020 edhe qitësja e Shqipërisë, Manuela Delilaj.

Sportistja olimpike garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër në baterinë e parë.

Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë.

Gara e saj e radhës do të jetë më 29 korrik në 25m pistoletë precizion.

Për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike, garën nuk ia doli ta vazhdonte as xhudisti Indrit Çullhaj, që u larguar nga organizimi me lëndim jo serioz. /Telegrafi/