Please enter at least 3 characters.

Qeveria shfuqizon një vendim - i hapet rrugë përbërjes së re të Bordit të FSSH-së

2022/06/288936288_5149703918483518_7381671185823669218_n-1.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka shfuqizuar një vendim të vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore (FSSH).

Kryeministri Albin Kurti, para ministrave të kabinetit qeveritar, tha se me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e arsyetoi vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.

Ministri Latifi rreth dy javë më parë pati paralajmëruar se do të ketë ndryshime serioze në këtë bord. Kjo pas raportimeve për keqpërdorime me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. /Telegrafi/