Please enter at least 3 characters.

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për stafin shëndetësor dhe bizneset

2022/07/294222194_7870996636304086_1589805189214004683_n-1.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë dy vendime të rëndësishme për stafin shëndetësor dhe bizneset.

Ekzekutivi ka ndarë 5.5 milionë euro për mbështetjen e stafit shëndetësor.

Me këtë vendim do të ndahet pagë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ndërsa, 1.7 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.

Vendimi është marr në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet. /Telegrafi/