Please enter at least 3 characters.

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa nisma

2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa nisma që kanë të bëjnë me programin IPA.Më poshtë mund t’i lexoni nismat që i ka miratuar Qeveria:

Nisma “Amendamenti Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.

Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”. /Telegrafi/