Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Malit të Zi merr detyrën edhe zyrtarisht

2020/12/krivokapic_markovic_anadolija.jpg
181:"Podgorica, Crna Gora - 07. decembar 2020: Predsjednik Vlade Zdravko Krivokapić danas je preuzeo dužnost od svog prethodnika Duška Markovića ( Vlada Crne Gore - Anadolu Agency )
15:"Vlada Crne Gore

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, mori detyrën nga paraardhësi i tij, Dushko Markoviq.

"Takimi i sotëm dhe dorëzimi zyrtar i detyrave është një konfirmim i përmbajtjes demokratike, pjekurisë dhe përgjegjësisë që politika jonë trashëgon. Le të shpresojmë që kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të saj", citohet të ketë thënë Markoviq, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e re Malit të Zi u zgjodh të premten me mbështetjen e 41 parlamentarëve malazezë.

Krivokapiq kryeson qeverinë e dymbëdhjetë ministrive, ndërsa kreu i koalicionit Bardh e Zi, Dritan Abazoviq, është zëvendëskryeministër.

Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. /Telegrafi/