Please enter at least 3 characters.

Qarkorja njëkaheshe në kryeqytet - edhe sot vazhdon “eksperimenti” i Komunës së Prishtinës

2022/10/p8-1.jpg

Komuna e Prishtinës edhe sot do të vazhdoj testimin e shndërrimit të unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Ky ‘eksperiment’ i komunës i cili nisi të premten e do të përfundoj sot, në ditën e parë të testimit shkaktoi shumë tollovi e bllokim të rrugëve të kryeqytetit nga veturat, e rrjedhimisht edhe tensionim të qytetarëve, të cilët prisnin për orë të tëra në kolona të gjata.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se një testim i tillë në ditë pune u ka mundësuar të identifikojnë fytet e ngushta në rrugë.

Ai bëri të ditur se kanë pranuar edhe mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare “për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë”, tha Rama.

Të dhënat që po i mbledh Taskforca do të shndërrohen në rekomandime për Komunën e Prishtinës, në mënyrë që të bëhen ndryshime infrastrukturore për ta rregulluar trafikun në unazën kryesore të kryeqytetit që mundëson qarkullimin njëkahor dhe për ta zgjatur sheshin deri te Katedralja, “Nënë Tereza”.

E ekspertët e komunikacionit kanë vlerësuar se ky testim mund të rezutlojë i suksesshëm vetëm me një transport publik më funksional.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:- Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë- Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.- Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE- Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore- Rruga “Ukshin Hoti”- Rruga “Robert Doll”. /Telegrafi/

<section> <h2>A duhet të shndërrohet unaza qendrore e kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>