Please enter at least 3 characters.

Puthjet më të mira nga filmat e Nicholas Sparks (Video)

2016/01/puthjet-m-euml-t-euml-mira-nga-filmat-e-nicholas-sparks-video_hd.jpg

 “Mesage in a Bottle” ishte romani i parë që u shndërrua në film nga shkrimtari Nicholas Sparks. Rolet kryesore të këtij filmi të luajtura nga Kevin Costner dhe Robin Wright arritën që të pushtojnë zemrat e miliona njerëzve që u prekën shumë nga fillimi i epokës së re të shndërrimit në filma të tregimeve të dashurisë.

Nga “The Notebook” (Ryan Gosling dhe Rachel McAdams) e deri te “Dear John” (Channing Tatum dhe Amanda Seyfried), tregimet e Nicholas Sparks janë vënë në jetë e janë gjallëruar nga disa prej yjeve më ‘hot’ të Hollywoodit.

Dhe, pak para Shën Valentinit, shtëpia publikuese Warner Bros. Do të lansojë koleksionin në DVD të filmave romantik të Sparks me titull “Nicholas Sparks Limited DVD Collection”. Kjo dhuratë për adhuruesit e filmit bazohet në disa prej filmave më të shikuar të autorit të novelave prej ku filmat janë inspiruar si “Safe Haven” (Josh Duhamel dhe Julianne Hough), “The Lucky One” (Zac Efron dhe Taylor Schilling), “Dear John”, “Nights in Rodanthe” (Richard Gere dhe Diane Lane), “A Walk to Remember” (Shane West dhe Mandy Moore), “Message in a Bottle” dhe “The Notebook”.

Koleksioni në fjalë i filmave në DVD do të përfshijë një kartolinë me disa prej imazheve kryesore nga secili film dhe një letër nga vet Sparks, e që do të kushtojë në një total prej 69.97 dollarë. Ky koleksion do të dalë në shitje më 28 janar.

Më poshtë shikoni një shkëputje prej disa prej puthjeve më të mira në filmat romantik të Nicholas Sparks, që ndoshta kanë mbetur në kujtimet e shumë prej jush...

Cili prej filmave të Nicholas Sparks ju ka lënë më shumë mbresa? Shprehuni në hapësirën për komente...