Please enter at least 3 characters.

Pushimet luksoze të Angela Martinit, bashkëshorti i saj publikon videon 'topless' të modeles në pishinë

2018/05/kryes-e1527452921912.jpg

Bukuroshja shqiptare Angela Martini është duke shijuar lidhjen e saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Dyshja në fjalë kanë vendosur t'i japin vetes disa ditë pushimi në ishujt Maldive.

Arsyeja e këtij pushimi ka qenë ditëlindja 32-të e modeles shqiptare, të cilën ajo vendosi ta festojë në këtë vend ekzotik.

Bashkëshorti i saj, Dragos, duket shumë i dashuruar pas bukuroshes shqiptare, teksa nuk hezitojnë të ndajnë me fansat imazhe nga çastet e bukura që po kalojnë së bashku.

Së fundmi, ka qenë vetë Dragos ai i cili ka publikuar në InstaStory një video të Angelës, e cila shfaqet 'topless' në një pishinë.

Videoja në fjalë është komentuar shumë nga ndjekësit, teksa ka rrëmbyer vëmendjen e shumë meshkujve.

Bashkëshorti i kishte organizuar një befasi shumë të këndshme në ditëlindjen e bukuroshes Martini, teksa kishte shtruar një darkë romantike me shkronja të zjarrta ku shkruhej "Urime ditëlindjen dashuri".

Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të vitit të kaluar, në një ceremoni private në Los Anxhelos. /Telegrafi/