Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 lagje të Mitrovicës
09/07/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje përkohësisht të furnizimit në rrjetin e ujësjellësit.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke realizuar punime në këto lokacione, në rrjetin e ujësjellësit të përfshira janë këto zona: Rr. “Azem Galica ”, Rr. “Nora Kelmendi”, Rr. “Rexhep Dedia”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Bislim Bajgora”, Fshati Shupkofc dhe Fshati Frashër i Madh.
Po ashtu, do të realizohen punime edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët: Rr. “Rifat Dedia”, Rr. “Kemajl Ataturku”, Rr. “Selaniku”.
"Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

