Please enter at least 3 characters.

Publikon fotografinë e 20 viteve më parë, Bleona kujton me nostalgji kopertinën e albumit të saj të parë

2018/10/bleo2-e1539009793844.jpg
195:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 19: Bleona Qereti attends the 2017 American Music Awards at Microsoft Theater on November 19, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e ka nisur shumë e re karrierën e saj muzikore.

Tash e sa vite, ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare.

Nuk ishin të pakta projektet muzikore që ajo solli në tregun muzikor shqiptar, sa ishte pjesë e tij.

Ndër të tjerash, Bleona nxori në treg edhe shumë albume, ndërsa atë debutues e kishte publikuar rreth 20 vite më parë.

Duke qenë nostalgjike për atë kohë, Qereti vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku tregonte kopertinën e albumit të lansuar në vitin 1998.

Si një 19 vjeçare në atë kohë, ajo dukej mjaft me stil dhe trendi për kohën.

“Albumi i 1998-tës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa vazhdon t'i kujtojë me mall fillet e karrierës së saj. /Telegrafi/