Publikohen ilustrimet më të përafërta të iPad Mini
Konceptet e dizajneve të iPad Mini të kujtojnë fotot e produktit të ri të publikuara këto ditë në internet. Dizajnet zbulojnë dy anët e pajisjes së përfolur, pjesën përpara dhe mbrapa.
Nga lart mund të shihet qartë kamera dhe mikrofoni si dhe vendi për kabllin e kufjeve.
Në pjesën fundore është porti për mbushësin e ri të Apple, Lightning.
Më interesantja duket foto/dizajni i Hajek i cili paraqet iPad Mini te ngjyrosur me ngjyrën e kaltër metalike të iPod touch duke na dhënë një ide se si do të dukej pajisja e re nëse Apple do të vendoste të fus në linjë të prodhimit ngjyra të ndryshme për produktin e ri.
Sipas Wall Street Journal prodhimi i pajisjes së fundit të Apple tashmë ka filluar, dhe kompania pritet të lajmëroj daljen e produktit të ri dikur gjatë këtij muaj, para sezonit festiv. /Telegrafi/


