Please enter at least 3 characters.

PSP sot duhet të dorëzojë raportin e dytë gjashtë mujor

2017/03/PSP-10-mars-2017-e1489137831123.jpg

Prokuroria Speciale Publike sot duhet të dorëzojë raportin e dytë gjashtë mujor të veprimtarisë së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport pritet të shpalosen aktivitetet e këtij institucioni në 6 muajt e fundit, procedurat hetimore dhe para-hetimore të ngritura ndaj personave fizikë e juridikë, për shpërdorime të ndryshme.

Por, për mbrojtjen e raportit në Kuvend duket se nuk do të jetë e mundur, për shkak se Kuvendi është jofunksional, madje as trupat kuvendor nuk janë të themeluar./Telegrafi/