Please enter at least 3 characters.

PSG rivalizon Barcelonën për Mandzukicin

2019/08/Mandzo-Juve-e1566981222544.jpg
192:"TURIN, ITALY - MAY 19: Mario Mandzukic of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet me Juventusin për një sulm të mundshëm për kroatin Mario Mandzukic.

PSG ka nevojë për përforcime në sulm pas dëmtimeve të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, ndërsa Neymar duket se është afër ri-bashkimit me Barcelonën.

Duke pasur parasysh këtë, gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio pretendon se ata i janë afruar Juves me synimin për të nënshkruar me Mandzukic.

33-vjeçari kroat ka rënë në renditjen e sulmuesve në Torino pas kthimit të Gonzalo Higuain nga huazimi.

Sidoqoftë, Di Marzio paralajmëron se ai mund të preferojë të marrë më shumë kohë në zgjedhjen e destinacionit të tij të radhës.

Si pasojë, kroati mund të mbetet te Bianconerët deri në janar dhe më pas të merr një vendim për të ardhmen e tij. /Telegrafi/