PSG fiton penallti – Neymar gjuan, portieri Lafont kap topin e goditur nga braziliani
19/02/2022
PSG u fut mirë në pjesën e dytë, pas një pjesë të parë zhgënjyese ku ishin duke pësuar me rezultat 3-0 nga Nantes.
Neymar shënoi që në minutën e 47-të për 3-1, dukë bërë që të shpresohej në kthimin e PSG-së.
Kylian Mbappe fitoi penallti në minutën e 58-të të takimit, pasi u pengua në zonë.
Neymar mori përsipër goditjen e penalltisë, por që gjuajtja e tij u ndal nga portieri Alban Lafont që kapi topin.
PSG po vazhdon të ndjek rezultatin në këtë takim, ku Leo Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe po luajnë startues./Telegrafi/


