Please enter at least 3 characters.

"Do ta bëjë 8-2", PSG e shkatërron Chelsean dhe e eliminon nga Liga e Kampionëve

Paris Saint-Germain ka dhënë një tjetër paraqitje dominuese ndaj Chelsea, duke e mposhtur edhe në ndeshjen kthyese dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të me golin e Khvicha Kvaratskhelia, pas një aksioni të nisur nga portieri Matvey Safonov.

Dominimi i parisienëve vazhdoi dhe në minutën e 14-të Bradley Barcola dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga distanca, pas asistimit të Achraf Hakimi për 2-0.

Chelsea tentoi të reagojë, duke krijuar disa raste të mira me Cole Palmer dhe Joao Pedro, por portieri Safonov ishte në një mbrëmje fantastike, duke bërë disa pritje vendimtare. Edhe Alejandro Garnacho pati dy mundësi të mira në pjesën e dytë, por nuk arriti të mposhtë gardianin rus.

Në pjesën e dytë, PSG vulosi gjithçka me golin e tretë në minutën e 62-të, kur talenti Senny Mayulu realizoi një supergol nga jashtë zone për 0-3.

Deri në fund, Chelsea provoi të gjejë golin e nderit, por pa sukses, ndërsa PSG menaxhoi lojën me qetësi duke bërë disa zëvendësime dhe duke ruajtur epërsinë bindëse.


Në fund, me një rezultat të përgjithshëm 8-2 nga dy ndeshjet, PSG demonstron forcën dhe ambiciet e mëdha në këtë edicion, duke eliminuar bindshëm Chelsean dhe duke siguruar një vend në çerekfinale. /Telegrafi/