PSG do të tentojë transferimin e Firminos
246:"CARDIFF, WALES - APRIL 21: Liverpool player Roberto Firmino in action during the Premier League match between Cardiff City and Liverpool FC at Cardiff City Stadium on April 21, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images
15/05/2019
Paris Saint-Germaini është duke u angazhuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino - raporton BBC.
Redsat nuk planifikojnë ta shesin asnjërin prej lojtarëve kryesorë gjatë verës që vjen, mirëpo kampioni francez është duke përgatitur ofertë.
Pritet të jetë një verë e qetë për trajnerin Jurgen Klopp, i cili do të përqendrohet që të bëjë një ose dy shtesa gjatë afatit kalimtar.
Kujtojmë që Liverpooli dështoi ta fitonte titullin e Ligës Premier duke mbetur vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.
Redsat kanë një mundësi të artë që ta fitojnë titullin kryesor evropian, Ligën e Kampionëve, nëse e mposhtin Tottenham Hotspurin në finalen e 1 qershorit. /Telegrafi/


