Please enter at least 3 characters.

Pse shitja përfundimtare e Ansu Fatit mund ta ndihmojë shumë Barcelonën

Ansu Fati nuk llogaritet në planet e Barcelonës, pavarësisht dëshirës së tij për t’u rikthyer në “Camp Nou” pas huazimit te Monaco, raporton mediumi spanjoll “Sport”.

Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubit katalanas e shohin shitjen përfundimtare të sulmuesit spanjoll si hap kyç për të ulur faturën e lartë të pagave dhe për të arritur rregullin financiar 1:1 të “Fair Play”-t, që do t’i lejonte Barcelonës të bëjë afrime të reja pa kufizime.

Barcelona thuhet se është pranë finalizimit të marrëveshjes me Monacon, pasi klubi nga Principata ka rënë dakord të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 11 milionë eurosh.

Fati, i dalë nga akademia La Masia, ka pasur një sezon të mirë në Ligue 1, ku ka realizuar 12 gola me fanellën e Monacos.

Burime pranë klubit thonë se largimi i tij do të krijonte më shumë hapësirë për lëvizjet e verës, si në afatin kalimtar ashtu edhe në regjistrimin e lojtarëve.

Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim, nëse nuk shfaqen pengesa në detajet finale. /Telegrafi/